• e hënë, 17 mars 2025

Tupançevski për MIA: Bashkëpunimi me Serbinë mund të përmirësohet në çdo formë

Tupançevski për MIA: Bashkëpunimi me Serbinë mund të përmirësohet në çdo formë

Beograd, 4 shkurt 2024 (MIA) - Prania ime në Serbi do të thotë një tjetër mundësi e shtuar dhe vlerë e shtuar për marrëdhëniet e mira mes këtyre dy vendeve fqinje dhe mike. Bashkëpunimi mund të përmirësohet, të konfirmohet, si në aspektin kulturor, ekonomik, akademik, ashtu edhe në çdo formë tjetër të bashkëpunimit, deklaroi për MIA-n ambasadori i posaemëruar dhe fuqiplotë i Maqedonisë së Veriut në Beograd, prof. dr. Nikolla Tupançevski, i cili të premten presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një ceremoni solemne ia dorëzoi letrat kredenciale.

Me këtë, Prof. Dr. Nikolla Tupançevski, pas një pauze prej shtatë vitesh, u bë ambasadori i gjashtë i Maqedonisë në Serbi.

Ai është profesor shumëvjeçar në Fakultetin Juridik në Universitetin "Shën. Cirili e Metodi" në Shkup, doktor i shkencave juridike dhe profesor në fushën e së drejtës penale.

Në periudhën nga janari 2022-2023 ka qenë Ministër i Drejtësisë.

Pas dorëzimit të letrave kredenciale, MIA realizoi një video intervistë me ambasadorin Nikolla Tupançeski në Beograd, të cilën po e transmetojmë në tërësi.

Z. Tupançevski, pas shtatë vitesh Maqedonia e Veriut ka një ambasador në Beograd, Serbi. Si i vlerësoni marrëdhëniet mes dy vendeve?

"Vetë vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vendin tonë në dhjetë ditët e fundit është një konfirmim dhe verifikim i marrëdhënieve të mira që u vendosën me inicimin e projektit Ballkani i Hapur. Në këtë drejtim, prania ime në Serbi do të nënkuptojë një tjetër mundësi të shtuar dhe vlerë të shtuar për marrëdhëniet e mira mes këtyre dy vendeve fqinje dhe mike. Në këtë drejtim, besoj se bashkëpunimi mund të përmirësohet, konfirmohet si në aspektin kulturor, ashtu edhe në atë ekonomik, akademik dhe në çdo formë tjetër bashkëpunimi.

Në fushën ekonomike, nisma e Ballkanit të Hapur hap mundësi të reja. A do ta vini theksin e aktiviteteve tuaja këtu?

"Sigurisht. Dhe për momentin janë nisur disa procese që duhet të përmirësohen dhe paraqesin një mundësi të mirë për biznesmenët nga njëra anë dhe nga tjetra, pa asnjë pengesë burokratike për të kryer aktivitetin e tyre. Dhe ditëve të fundit kemi konfirmim se procedurat dhe proceset vërtet janë duke u thjeshtuar, me ardhjen e një periudhe ku biznesmenët e Serbisë dhe Maqedonisë do të kenë mundësi të arrijnë rezultatet e tyre dhe të konfirmojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Minoritetet janë të ndërthurura mes dy vendeve, ndërsa në Serbi ka një pakicë maqedonase. A do të ndërmerrni veprime në këtë fushë?

"Qytetarët tanë dhe pakica maqedonase në Serbi janë të shumtë dhe deri më tani i kanë realizuar të drejtat e tyre, dhe këtu është një mundësi tjetër që të vazhdojnë me pozicionimin e tyre në shoqërinë serbe dhe në realizimin shtesë të atyre gjërave që ende nuk i kanë arritur. Megjithatë, ajo që është shqetësuese në këtë moment është se në mes të regjistrimit të fundit dhe regjistrimit të parafundit, në këtë hark kohor, një numër i madh i maqedonasve nuk janë më pjesë përbërëse e këtij vendi. Nuk do të hyj në arsyet sepse ndoshta është një sindromë ballkanike, ku të rinjtë shkojnë në vende të tjera në kërkim të mundësive të reja, por patjetër që një trend i tillë duhet të ndalet dhe në të njëjtën kohë të afirmojë të gjitha vlerat që kanë një standard evropian. 

Oliver Brankoviq

QËNDRONI TË LIDHUR