• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tubim kryesor i Frontit evropian në sheshin "Maqedonia" në Shkup - Osmani u bëri thirrje qytetarëve të mobilizohen

Tubim kryesor i Frontit evropian në sheshin

Shkup, 21 prill 2024 (MIA) - Koalicioni "Fronti evropian" i kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sonte e mbajti tubimin kryesor në sheshin "Maqedonia" në Shkup, ku fjalim pati kandidati presidencial, Bujar Osmani.

Nga sheshi "Maqedonia", Osmani u bëri thirrje qytetarëve të mobilizohen, sepse sipas tij, ekzistojnë gjasa reale si kandidat shqiptar të kalojë në rrethin e dytë.

Është kandidat i nëntë partive politike dhe katër bashkësive, tha Osmani, të cilat gjithsej përbëjnë 47 për qind të popullatës së Maqedonisë së Veriut. Tha se porosia për mobilizim është historike, përderia, ndërkaq, Maqedonia e Veriut është shtet i dy popujve.

"Ju lus të mobilizoheni, të mundëssoni të çahet kjo barrierë, sepse krijohet eufori. Prandaj ju bëjmë thirrje, që ta realizojmë këtë fitore historike, të shkojmë në rrethin e dytë", tha Osmani.

Osmani në fjalimin e tij tha se ngjarjet e 27 prillit janë pasojë e zgjedhjes së shqiptarit për kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferi. Tha se ende janë të freskëta ngjarjet e 27 prillit, duke i cekur si një prej ngjarjeve më të tmerrshme në historinë e vendit.

Duke folur për ngjarjet e 27 prillit, kandidati presidencial tha se jeta e kryetarit të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ishte sjellë në pikëpyetje.

"Para shtatë viteve, pothuajse saktësisht në këtë ditë, diku qindra metra nga ky vend, atje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të tmerrsshme në historinë më të re të shtetit tonë. I mbani mend ngjarjet e 27 prillit, para nesh ende janë të përgjakshme pamjet deputetëve tnaë. Cila ishte arsyeja? Se Talat Xhaferi u bë kryetar i Kuvendit. Cili ishte problemi? vetëm ajo që ishte shqiptar dhe asgjë tjetër. Ende më kujtohen pamjet e Ziadin Selëss i cili atë ditë për pak do ta humbte jetën", tha Osmani. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR