• e martë, 02 korrik 2024

Tre viktima dhe qindra të lënduar në tornadon që dje goditi Teksasin

Tre viktima dhe qindra të lënduar në tornadon që dje goditi Teksasin

Dallas, 16 qershor 2023 (MIA) - Numri i viktimave nga tornado që goditi dje qytetin Periton në shtetin amerikan të Teksasit ka shkuar në tre persona, ndërsa numri i të lënduarve është mes 75 deri në 100, njofton televizioni En-Bi-Si, duke iu referuar autoriteteve lokale.

Sipas kanalit televiziv, ka shtëpi të shkatërruara dhe të dëmtuara. Televizioni Ej-Bi-Si bëri të ditur se në Periton nuk ka energji elektrike. Gjithsej 50.000 shtëpi janë pa rrymë në Teksas dhe Oklahoma.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Amarilo konfirmoi se tornado ka goditur këtë zonë pasditen e djeshme.

Shefi i zjarrfikësve në Periton, Pol Daçer tha për Ej-Bi-Si se tornado ka goditur një parking përplot me automjete.

Mediat lokale njoftojnë se të paktën 100 njerëz kanë kërkuar ndihmë në spital.

Tornado dje në mbrëmje u zhvendos në juglindje përgjatë shtetit të Oklahomës. Një paralajmërim i ri i mundshëm për tornado është dhënë edhe në zonën e Oklahoma Sitit.

foto: printksrin Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR