Tre të vrarë dhe tre të plagosur në një këmbimzjarri masiv në Virxhinia
- Tre persona janë vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një këmbimzjarri në shtetin federal Vorxhinia, njoftuan mediat amerikane.
- Post By Melahat Baftija
- 09:18, 9 prill, 2025

Uashington, 9 prill 2025 (MIA) - Tre persona janë vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një këmbimzjarri në shtetin federal Vorxhinia, njoftuan mediat amerikane.
"Policia dje rreth orës 17:30 ka marrë thirrje për të shtëna në një kompleks të shtëpive në qytetin Spotsilvania, rreth 60 milje në jugperëndim të Uashingtonit", tha majorja Elizabet Skot, zëdhënëse e zyrës së sherifit Spotsilvania.
Tash por tash nuk ka të arrestuar.
"Ka dhjetëra policë, të cilët në mënyrë aktive kërkojnë të dyshuar dhe e sigurojnë vendin e krimit", tha Skot.
Të lënduarit në të shtënat masive janë dërguar në spitale. Gjendja e tyre ende nuk dihet. Në fillim nuk kishte informacione shtesë për vktimat.
Skot shtoi se është dërguar thirrje që njerëzit të mos futen në zonë. mb/
Foto: MIA