Tre të vdekur në varkën e përmbysur me emigrantë në afërsi të ishullit grek Mykonos
- Trupat e pajetë të tre personave janë nxjerrë në operacionin e shpëtimit në pjesën detare në verilindje të ishullit grek Mykonos, pasi një varkë me emigrantë është përmbysur, ndërsa dy të tjerë kanë shpëtuar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:22, 26 maj, 2023

Athinë, 26 maj 2023 (MIA) – Trupat e pajetë të tre personave janë nxjerrë në operacionin e shpëtimit në pjesën detare në verilindje të ishullit grek Mykonos, pasi një varkë me emigrantë është përmbysur, ndërsa dy të tjerë kanë shpëtuar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga shërbimi bregdetar i Greqisë bënë të ditur se në pjesën detare janë gjetur trupat e dy grave dhe një burri, ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon.
Zëdhënësi i Shërbimit Bregdetar të Greqisë, Nikos Kokalos, siç njoftoi paraprakisht MIA, për televizionin shtetëror ERT tha se që nga ora 06:30 e mëngjesit të sotëm në vijim është aksioni i shpëtimit në pjesën detyre në afërsi të Mikonosit, ndërsa po ndërhyhet nga ajri, toka dhe uji, për kërkim të mundshëm të të zhdukurve.
Dy të shpëtuarit deklaruan se me ta po transportoheshin edhe gjashtë persona të tjerë. ar/