BE-ja pranon kërkesë për ndihmë nga Shkupi për tragjedinë në Koçan
- Bashkimi Evropian ka pranuar kërkesë nga Maqedonia e Veriut për ndihmë në përballjen me pasojat e zjarrit në lokalin e natës në Koçan, ka konfirmuar për MIA-n zëdhënës i Komisionit Evropian.
- Post By Fami Bajrami
- 18:54, 16 mars, 2025

Bruksel, 16 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian ka pranuar kërkesë nga Maqedonia e Veriut për ndihmë në përballjen me pasojat e zjarrit në lokalin e natës në Koçan, ka konfirmuar për MIA-n zëdhënës i Komisionit Evropian.
Më shumë detaje rreth formës së ndihmës, zëdhënësi ka paralajmëruar për ditën e nesërme.
Paraprakisht, Komisioni Evropian informoi se BE-ja është e gatshme të ndihmojë vendin përmes Mekanizmit të saj të mbrojtjes civile, nëse ajo e kërkon.
Ngushëllime, solidaritet dhe pikëllim për tragjedinë shprehën kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, kryetaret e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Roberta Mecola, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas dhe eurokomisaret për zgjerim dhe barazi, menaxhim të krizave, Marta Kos dhe Haxha Labib.
Të paktën 59 persona kanë humbur jetën, ndërsa 155 të tjerë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në një diskotekë në Koçan.
Foto: X