• e hënë, 17 mars 2025

Begaj: Lutjet e popullit shqiptar janë me familjet e të vdekurve dhe të lënduarve në Maqedoninë e Veriut

Begaj: Lutjet e  popullit shqiptar janë me familjet e të vdekurve dhe të lënduarve në Maqedoninë e Veriut

Tiranë, 16 mars 2025 (MIA) – Presidenti shqiptar Bajram Begaj shprehu ngushëllime me rastin e aksidentit tragjik i cili ndodhi në një diskotekë në Koçan në të cilën humbën jetën mbi 50 persona, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar. 

 “Ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të thella për familjet të cilat i humbën më të afërmit e tyre dhe për të gjithë qytetarët në vendin tonë miqësor. Lutjet e mia dhe lutjet e popullit shqiptar u drejtohen të lënduarve, që ata të shërohen shpejt dhe dhimbja në qytetin Koçan të mos rritet”, shkroi Begaj në një publikim në X.

Mediat shqiptare prej sot në mëngjes transmetojnë informacione për “tragjedi të madhe në Maqedoninë e Veriut”, kryesisht duke iu referuar Agjencisë Informative Mediatike (MIA). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR