• e hënë, 17 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rama dhe Begaj shprehën ngushëllime për tragjedinë e madhe dhe gatishmëri për çfarëdo lloj ndihme të nevojshme

Rama dhe Begaj shprehën ngushëllime për tragjedinë e madhe dhe gatishmëri për çfarëdo lloj ndihme të nevojshme

Tiranë, 16 mars 2025 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu ngushëllime për tragjedinë e madhe në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmëri që të ofrojë çfarëdo lloj ndihme të nevojshme. 

 “Me pikëllim të thellë, ju përcjell ngushëllimet e mia vëllezërve dhe motrave të Maqedonisë së Veriut për tragjedinë e madhe në Koçan. Kur mora vesh lajmin, mbeta pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe familjet e viktimave të gjejnë forcën për të përballuar humbjen e tyre të pangushëllueshme. Gjithashtu, në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, i përcjell ngushëllimet e mia kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj, duke shprehur gatishmërinë tonë për çdo ndihmë që nevojitet”, shkroi Rama në X.

Ngushëllime të sinqerta dhe të thella për familjet të cilat i humbën më të afërmit e tyre dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut shprehu edhe shefi i shtetit shqiptar Bajram Begaj. 

 “Lutjet e mia dhe lutjet e popullit shqiptar u drejtohen të lënduarve, që ata të shërohen shpejt dhe dhimbja në qytetin Koçan të mos rritet”, shkroi Begaj në një publikim në X. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR