Në një shpërthim në një ndërtesë në Latakia e humbën jetën 16 persona, përfshirë gra dhe fëmijë
- Nga shpërthimi në një ndërtesë banimi katërkatëshe në zonën Al Raml të qytetit port sirian Latakia, humbën jetën 16 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, u kumtua sot pasi Mbrojtja civile siriane përfundoi operacionin e kërkim-shpëtimit.

Damask, 16 mars 2025 (MIA) - Nga shpërthimi në një ndërtesë banimi katërkatëshe në zonën Al Raml të qytetit port sirian Latakia, humbën jetën 16 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, u kumtua sot pasi Mbrojtja civile siriane përfundoi operacionin e kërkim-shpëtimit.
Mbrojtja civile njoftoi në një postim në kanalin e saj Telegram se në mesin e të vdekurve ishin pesë gra dhe pesë fëmijë, përveç 18 të plagosurve, përfshirë edhe gjashtë fëmijë, transmetoi agjencia siriane e lajmeve SANA.
Në kumtesën e Mbrojtjes civile theksohet se ndërtesa është shembur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një dyqan hekuri në katin përdhesë të ndërtesës.
Sipas informacioneve të para, shpërthimin e ka shkaktuar një person që ka tentuar të çmontojë mjete shpërthyese të mbetura nga lufta. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s