• e enjte, 24 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tre pacientë sot kthehen nga Suedia dhe Greqia

Tre pacientë sot kthehen nga Suedia dhe Greqia

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë informon se tre pacientë nga të lënduarit në zjarrin në Koçan po kthehen në vend, dy prej të cilëve ishin të hospitalizuar në Greqi dhe një në Suedi. Në përputhje me protokollet do të mbahen në mbikëqyrje 24-orëshe.

Siç theksojnë nga atje, në Serbi mbeten të hospitalizuar 23 pacientë, Bullgari 14, Turqi 10, Greqi 8, Slloveni 4, në Hungari, Kroaci, Spanjë, Austri dhe Lituani janë të hospitalizuar nga 3 pacientë, në itali dhe Poloni nga një pacient.

"Në Shkup, në Klinikën për toksikologji dje u hospitalizua një pacient pas kthimit nga Polonia, i njejti sot lëshohet në mjekim shtëpiak. Në Klinikën për kirurgji plastike mbeten dy pacientë, ndërsa në Klinikën kirurgjike Shën Naumi i Ohrit 6 pacientë", qëndron në kumtesë.

Shtohet se në SPQ "8 Shtatori" janë të hospitalizuar pesë pacientë, prej të cilëve njëri është planifikuar të lëshohet në mjekim shtëpiak, në Klinikën për pulmologji dy pacientë, në spitalin privat Sistina janë të hospitalizuar tre pacientë.

"Ministria e Shëndetësisë e ndjek me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore në vend dhe jashtë vendit, e përkushtuar në sigurimin e kujdesit më të mirë për të lënduarit në fatkeqësinë në Koçan", theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR