• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të shpallen nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit

Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të shpallen nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët kumtoi se nga fundi i korrikut ose fillim të gushtit duhet të shpallen zgjedhjet lokale.

Duke e komentuar mundësinë që disa nga ligjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet të mos miratohen me kohë, kryeparlamentari tha se nëse kjo ndodh, atëherë do të shkojnë në zgjedhje me vendimet e vjetra. Bëhet fjalë për ndryshimet ligjore rreth zgjedhjes së kryetarëve të komunave, financimit shtetëror të fushatave, por edhe ndryshimeve ligjore që duhet t'u përgjigjen rekomandimeve të OSBE-së për rregullsi më të madhe të votimit.

"Kemi paralajmërim vetëm për Ligjin për vetadministrimin lokal, se është kërkuar të organizohet debat publik", tha Gashi, duke potencuar kompetencën e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-së. Ai me këtë rast ka shprehur bindje se pjesa më e madhe e këtyre rekomandimeve do të përfshihen, pasi, siç tha, nuk ka ndonjë dallim thelbësor në qëndrimet e partive rreth tyre.

Lidhur me konkursin e shpallur për përpunimin e zgjidhjes konceptuale të Kuvendit, Gashi theksoi se nevojitet logo e re bashkëkohore, e cila do të jetë, siç tha, e pranueshme për të gjithë.

"Dëshiroj një logo bashkëkohore, të pranueshme për të gjithë, më të thjeshtë, me reprezentative, më inkluzive....që nuk do ta bëjnë politikanët, por disejnerë dhe për të do të vendos një komision profesional. Unë nuk do të marr pjesë në këtë, vetëm do ta pranoj zgjedhjen", tha ai.

Rreth tragjedisë në Koçan, kur Kuvendi është "vetshpërndarë" dy javë dhe nuk mbajti as seancë komemorative, as nuk siguroi donacione për të pësuarit, Gashi tha se nuk është e saktë se kanë marrë ditë të lira, pasi, siç theksoi, kanë ardhur në Kuvend, kanë debatuar edhe për seancën komemorative edhe për donacione, por bashkarisht kanë konkluduar se është më mirë të gjithë individualisht të donojnë mjete, në vend se të jetë kjo e organizuar dhe publike. Potencoi se bashkarisht kanë vendosur të mos mbahet seanca komemorative për tragjedinë në Koçan, që mos të, siç tha, keqpërdoret për hapjen e çështjeve tjera.

"Dua të theksoj se këtë çështje nëse të kemi seancë komemorative apo jo, e kemi trajtuar me shumë vëmendje. Në një takim me koordinatorët e grupeve të deputetëve, e parashtrova pyetjen dhe pas diskutimit konkluduam se nëse caktoj seancë komemorative për tragjedinë e Koçanit, do të shtrohet pyetja se pse nuk ka pasur seancë komemorative për viktimat e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, për viktimat e aksidentit në Bullgari, e tjera", u përgjigj Gashi.

Lidhur me vërejtjen se përshtypja është se Kuvendi është fshehur gjatë tragjedisë më të madhe në Maqedoni për të mbrojtur rejtingun e vet, Gashi theksoi se askush nuk mund të flasë në emër të opininit dhe se ai duhet të vlerësojë nëse kanë vepruar drejt apo jo. bsh/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR