Privohet nga liria një shofer nga rrethi i Strugës për shkak se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit
- Në f. Jankovec, rrethina e Resnjës, mbrëmë në orën 01:10 nëpunësit policorë të Njësisë policore për sigurinë e komunikacionit rrugore në Resnjë e privuan nga liria M.E. (35) nga fshati Radolistë, rrethina e Strugës.
- Post By Sara Ademi
- 13:42, 21 maj, 2025

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Në f. Jankovec, rrethina e Resnjës, mbrëmë në orën 01:10 nëpunësit policorë të Njësisë policore për sigurinë e komunikacionit rrugore në Resnjë e privuan nga liria M.E. (35) nga fshati Radolistë, rrethina e Strugës.
MPB sot kumtoi se gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar automjeti i pasagjerëve ,"audi"’ me targa regjistrimi të Strugës, që ka drejtuar dhe pas ndërmarrjes së masave është përcaktuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.56 promilë alkool në gjak.
Ai është mënjanuar nga komunikacioni dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik". sa/
Foto: Arkivi i MIA-s