Duhet të gjejmë zgjidhje për zhvillim - Siljanovska Davkova për marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar
- Partneritetet strategjike do të jenë shumë aktuale në periudhën e ardhshme, ndërsa ne duhet të gjejmë zgjidhje për zhvillim, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në lidhje me marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar që do të nënshkruhet nesër në Londër.
- Post By Fami Bajrami
- 13:42, 21 maj, 2025

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Partneritetet strategjike do të jenë shumë aktuale në periudhën e ardhshme, ndërsa ne duhet të gjejmë zgjidhje për zhvillim, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në lidhje me marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar që do të nënshkruhet nesër në Londër.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas sesionit të Forumit për diplomaci kulturore, Siljanovska Davkova theksoi se vendi ka marrë shumë leksione për të qenë i kujdesshëm se si do të sillet në lidhjen e marrëveshjeve si pjesë e partneritetit strategjik.
"Partneritetet strategjike do të jenë shumë aktuale në periudhën e ardhshme, ndërsa ne duhet të gjejmë zgjidhje për zhvillim dhe partneriteti strategjik është në atë sferë. Do të doja të kishim partneritet strategjik me disa vende si Azerbajxhani dhe të tjera. Nuk mund të kalojmë në burime të rinovueshme pa një tranzicion të lidhur me gazin dhe mendoj kemi shumë mësime të nxjerra dhe sfida qe të jemi të kujdesshëm se si sillemi në lidhjen e marrëveshjeve si pjesë e partneritetit strategjik", nënvizoi presidentja.
Foto: MIA