Takim i ministrit Mucunski me Ditrih Jon, përgjegjës për Evropë dhe Euroazi në Forumin Ekonomik Botëror
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot realizoi takim me Ditrih Jon, përgjegjës për Evropë dhe Euroazi në Forumin Ekonomik Botëror.
- Post By Sara Ademi
- 13:12, 24 prill, 2025

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot realizoi takim me Ditrih Jon, përgjegjës për Evropë dhe Euroazi në Forumin Ekonomik Botëror.
Në fokus të bisedës, publikoi Mucunski, në profilin e tij në Fejsbuk, ishin mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Forumin Ekonomik Botëror, në drejtim të partneriteteve të reja dhe nismave të përbashkëta në fushat e zhvillimit ekonomik, transformimit digjital, inovacioneve dhe qëndrueshmërisë.
"Së bashku theksuam vlerën e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet qeverive, sektorit të biznesit dhe shoqërisë civile për ballafaqim me sfidat globale bashkëkohore. Shkëmbyem edhe mendime për trendet aktuale rajonale dhe globale", shënoi në Fejsbuk ministri Mucunski.
Ai shprehu, siç shkruante në FB, mirënjohjen e sinqertë për Forumin Ekonomik Botëror për njohjen e fundit të "Liderit të Ri Global për vitin 2025" dhe shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në ndarjen e mëtejshme të vlerave që promovon kjo organizatë. sa/
Foto: Fejsbuku i ministrit Timço Mucunski