Tre nga të lënduarit në Koçan janë lëshuar nga spitalet në Plovdiv dhe Varnë
- Tre nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në spitale në Plovdiv dhe Varna janë lëshuar për mjekim shtëpiak, njofton BTA.
- Post By Besnik Shuki
- 15:43, 11 prill, 2025

Sofje, 11 prill 2025 (MIA) - Tre nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në spitale në Plovdiv dhe Varna janë lëshuar për mjekim shtëpiak, njofton BTA.
Një nga pacientët u hospitalizua në Spitalin universitar "Shën Gjorgji" në Plovdiv, ndërsa dy në Akademinë ushtarako-mjekësore në Varna.
Në spitalin në Varna për mjekim mbetet edhe një pacient, ndërsa në spitalin e Sofjes "Pirogov" edhe katër të lënduar tjerë.
Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan jetën e kanë humbur 61 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar. Disa nga të lënduarit janë dërguar për mjekim në vende tjera. Në Bullgari janë hospitalizuar 15 të lënduar - prej tyre tetë në spitalin "Pirogov", ndërsa të tjerët në spitalet në Plovdiv dhe në Varna. bsh/
Foto: MIA arkiv