• e mërkurë, 03 korrik 2024

Trazira në Jerusalem: Policia ka përdorë topa uji, arrestohen gjashtë protestues

Trazira në Jerusalem: Policia ka përdorë topa uji, arrestohen gjashtë protestues

Jerusalem, 24 korrik 2023 (MIA) - Policia izraelite sot përdori topa uji dhe arrestoi gjashtë protestues para Parlamentit izraelit (Knesetit), para votimit kyç për reformat në gjyqësor.

Protestuesit sot protestuan  duke bllokuar bulevardin përballë Knesetit, në Jerusalem, ku policia përdori topa uji për t'i larguar nga rruga. Policët u përpoqën t'i largojnë protestuesit nga rruga, por disa u lidhën me zinxhirë për bllokuesit e biçikletave. 

Policia tha se ka hasur në rezistencë nga protestuesit, të cilët hodhën edhe bomba tymuese. Sipas policisë, protestuesit nuk iu bindën urdhrave të tyre, ndaj u është dashur të zbatojnë masa për të parandaluar trazirat për shkak të pengimit të hyrjes në Kneset, raportojnë mediat izraelite.

Presidenti izraelit Isak Hercog tha se vendi është në një "gjendje të jashtëzakonshme" dhe u bëri thirrje liderëve politikë që të arrijnë kompromis. 

Foto: skrinshot nga Tuiteri 

 

QËNDRONI TË LIDHUR