• e hënë, 30 dhjetor 2024

Trampi thotë se do ta ndjek penalisht presidentin Bajden nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Trampi thotë se do ta ndjek penalisht presidentin Bajden nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 9 janar 2024 (MIA) - Donald Tramp ka paralajmëruar se mund të ndjekë penalisht Xho Bajdenin nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa avokatët e tij u përgatitën të argumentonin në një gjykatë në Uashington se Trampit duhet t'i jepet imunitet nga ndjekja penale në përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Ish presidenti amerikan nuk do të ketë mundësi të flasë, ndërsa avokatët e tij përpiqen të bindin tre gjyqtarë të gjykatës federale të Apelit se çështja duhet të hidhet poshtë përpara se të shkojë në gjyq në mars.

Nëse çështja kundër tij nuk hidhet poshtë, Trampi thotë se mund të ndjekë penalisht presidentin demokrat Bajden nëse fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.

"Nëse nuk marr imunitet, atëherë imunitet nuk do të ketë as Xho Bajdeni i korruptuar", tha Trampi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Tramp është favoriti më i madh në garën për kandidat presidencial republikan në zgjedhjet e vitit 2024.

Pritet që avokatët e Trampit t'i thonë një paneli prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Distriktit të Kolumbisë se çështja duhet të hidhet poshtë.

Prokurori special në hetimin e Trampit, Xhek Smith thekson se miratimi i një mburoje të tillë ligjore do t'u jepte presidentëve të ardhshëm një licencë për të kryer vepra penale, të tilla si marrja e ryshfetit ose urdhërimi i FBI-së për të vendosur prova kundër kundërshtarëve politikë.

Smit theksoi se Trampi po vepronte si kandidat presidencial, jo president, kur u bëri presion zyrtarëve për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të marshonin në Kapitol më 6 janar të vitit 2021.

Kërkesa e Trampit për imunitet tashmë është refuzuar nga gjykatësja e qarkut amerikan Tanja Çutkan. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR