Trampi paralajmëroi ndërprerje të mundshme të importit amerikan të naftës nga Venezuela
- – Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se administrata e tij sipas gjitha gjasave do të ndërpresë importin e naftës nga Venezuela.
- Post By Fitore Curri
- 10:19, 21 janar, 2025

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se administrata e tij sipas gjitha gjasave do të ndërpresë importin e naftës nga Venezuela.
“Nuk duhet ta blejmë naftën e tyre. Kemi mjaftueshëm naftë”, u tha Trampi gazetarëve në Dhomën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Ai këtë deklaratë e dha disa orë pasi zyrtarisht e mori funksionin presidenti i 47-të i SHBA-së.
Nga ana e tij, i dërguari i Trampit për misione speciale Riçard Grenell paraprakisht njoftoi se bisedon me një numër të madh të personave zyrtarë në Venezuelë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s