• e enjte, 20 shkurt 2025

Trampi do të vendosë dogana prej 25 për qind për automobila, ilaçe dhe çipa

Trampi do të vendosë dogana prej 25 për qind për automobila, ilaçe dhe çipa

Uashington, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se planifikon të vendosë dogana për automobila prej rreth 25 për qind dhe taksa të ngjashme për gjysmëpërçuesit dhe prodhimet farmaceutike, që është më e fundit në një sëri masash që mund të prishin tregtinë ndërkombëtare. 

Trampi të premten tha se nuk do të vendos dogana për automobila para 2 prillit, dita kur anëtarët e qeverisë së tij pritet t'ia paraqesin të dhënat dhe zgjidhjet për një sërë tarifash importuese për mallrat amerikane. Ai gjatë kohë paralajmëron për, siç e quan, trajtimin e padrejtë të automobilave amerikane në tregjet e huaja. 

Bashkimi Evropian, për shembull, e bën doganën për importin e automobilave dhjetë përqind, katër herë më shumë se SHBA - 2,5 përqind. Por SHBA ka një tarifë 25 për qind për pikapët e importuar, përveç atyre që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja.

Tramp deklaroi se tarifat sektoriale për prodhimet farmaceutike dhe gjysmëpërçuesit, gjithashtu, "do të fillojnë nga 25 për qind e më lart dhe do të jenë edhe më të larta gjatë gjithë vitit".

Ai nuk dha një datë specifike se kur do të hynin në fuqi tarifat, duke shtuar se donte t'u jepte kohë prodhuesve të ilaçeve dhe çipave për të ndërtuar fabrika në SHBA për t'i shmangur ato.

Që nga inaugurimi i tij dy javë më parë, Trampit ka vendosur një tarifë prej dhjetë për qind për të gjitha importet nga Kina, sepse Pekini nuk e ka ndalur kontrabandën e fentanilit. Ai më pas paralajmëroi, kurse më pas e shtyu për një muaj, dogana prej 25 për qind për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, përveç energjisë.

Ai caktoi 12 marsin si datën e fillimit për doganave prej 25 për qind për importet e aluminit, duke eliminuar përjashtimet për Kanadanë, Meksikën, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë tregtarë. Tarifat do të zbatohen edhe për qindra produkte çeliku dhe alumini.

Javën e kaluar, Trampi e angazhoi ekipin e tij ekonomik që të përgatiste një plan për të vendosur tarifa reciproke për çdo produkt që përputhet me tarifat në vendet e tjera. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR