Të paktën dy persona humbën jetën gjatë përplasjes së dy aeroplanëve në Arizonë
- – Të paktën dy persona humbën jetën në përplasjen e mbrëmshme të dy aeroplanëve të vegjël mbi aeroportin rajonal Marana në shtetin federal amerikan Arizona.
- Post By Fitore Curri
- 08:32, 20 shkurt, 2025

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) – Të paktën dy persona humbën jetën në përplasjen e mbrëmshme të dy aeroplanëve të vegjël mbi aeroportin rajonal Marana në shtetin federal amerikan Arizona.
Policia e konfirmoi vdekjen e dy personave gjatë përplasjes së dy aeroplanëve, në të cilët ka pasur nga dy persona.
Incidenti ka ndodhur kur administrata e Donald Trampit largoi nga puna disa të punësuar në Drejtorinë Federale për Aviacion përgjegjëse për mirëmbajtje të infrastrukturës kyçe për kontroll të fluturimeve. fc/
Fotografia: Iks