Starmer: Zelenski është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike
- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer në bisedë telefonike me Volodimir Zelenskin e mbështeti presidentin ukrainas, duke cekur se ai është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:22, 20 shkurt, 2025

Londër, 20 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer në bisedë telefonike me Volodimir Zelenskin e mbështeti presidentin ukrainas, duke cekur se ai është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Deklarata e Starmerit pasoi pasi që presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e quajti Zelenskin diktator. Kryeministri britanik nuk e përmendi Trampin, i cili deklaroi se Zelenski është "diktator i cili sundon pa zgjedhje, por theksoi se "është tërësisht maturi të suspendohen zgjehdjet gjatë luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore".
Mandati i Zelenskit ishte deri në maj të vitit 2024, por zgjedhjet nuk u mbajtën për shkak të luftës në Ukrainë.
Starmer e konfirmoi mbështetjen për përpjekjet e kryesuara nga SHBA-ja për arritje të paqes së qëndrueshme në Ukrainë, që do ta kthejë Rusinë nga agresioni i mëtutjeshëm. Ai javën e ardhshme do të udhëtojë drejt SHBA-së për të bsieduar me Trampin. ab/
foto: ЕPА