• e premte, 21 shkurt 2025

Pentagoni i revidon shpenzimet

Pentagoni i revidon shpenzimet

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) - Pentagoni kumtoi se ka urdhëruar rishqyrtimin e shpenzimeve me qëllim që 50 miliardë dollarë të rikahëzohen drejt programeve të cilat janë "më të harmonizuara me prioritetet e presidentit amerikan, Donalld Tramp për mbrojtje nacionale".

Revizioni mund të jetë përgatitje për sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pit Hegset t'i realizojë qëllimet në rajonin aziatiko-pacifik dhe të japë prioritet në sigurimin e kufirit të SHBA-së me Meksikën, së bashku me reforma të tjera.

Hegset kërkoi t'i prezantohen propozimet për ulje të buxhetit deri më 24 shkurt në mënyrë që të arrihet ulja vjetore prej tetë për qind gjatë pesë viteve. Megjithatë, 17 sektorë në Pentagon, buxheti i të cilëve në vitin 2025 është rreth 850 miliardë dollarë, janë përjashtuar. Mes këtyre përjashtimeve janë operacionet ushtarake në kufirin me meksikën dhe modernizimi i arsenalit bërthamor.

"Uashington post" kumtoi se Komanda evropiane, në kohën kur Uashingtoni filloi bisedime fillestare me Rusinë për çështjen për konfliktin në Ukrainë, që ishte kritikuar nga Kievi dhe shumë vende evropiane, nuk është në listën e përjashtimeve. Gjithashtu nuk janë përfshirë edhe komandat ushtarake në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë.

Shkurtimet buxhetore mund të përballen me rezistencë, edhe nga armata edhe nga Kongresi, ku një numër i madh deputetësh, edhe republikanë edhe demorkatë, besojnë se shpenzimet ushtarake janë të domosdoshme për të ndërruar kahje kërcënimet, posaçërisht nga Kina dhe Rusia.

Sipas "Uashington post", Hegset theksoi se misioni i ndarë nga presidenti Tramp për Ministrinë e Mbrojtjes është i qartë: "Arrini paqe përmes forcës". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR