Trampi: Po të ishte Bajdeni në pushtet, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore
- – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bota nuk është larg Luftës së Tretë Botërore, por se presidenca e tij do ta parandalojë atë katastrofë.
- Post By Fitore Curri
- 08:22, 20 shkurt, 2025

Majami, 20 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se bota nuk është larg Luftës së Tretë Botërore, por se presidenca e tij do ta parandalojë atë katastrofë.
“Lëviz shpejt që t’i përfundoj luftërat, t’i zgjidh konfliktet dhe të sjellë paqe në botë. Dua paqe. Askush nuk ka interes nga Lufta e Tretë Botërore, ndërsa ju nuk jeni larg saj. Nëse administrata e (ish presidentit Xho) Bajden do të qëndronte edhe një vit, tani do të ishim në luftë”, deklaroi Trampi në samitin “Investim në të ardhmen” në Majami.
Ai e falënderoi Arabinë Saudite për organizimin e bisedimeve mes SHBA-së dhe Rusisë, duke i quajtur “hap i madh”.
Paraprakisht, Trampi ashpër e kritikoi presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, duke e quajtur “komedian mesatar” dhe “diktator”.
“E dua Ukrainën, por Zelenski e shkatërroi vendin e tij. Miliona njerëz u vranë, ndërsa ai nuk mund ta ndalë luftën pa biseduar me Rusinë”, tha Trampi, i cili paraprakisht hyri në debat të ashpër me Zelenskin në rrjetet sociale. fc/
Fotografia: Arkivi