Tramp: Shpresoj se Rusia dhe Ukraina këtë javë do të arrijnë një marrëveshje
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi mbrëmë se shpreson që Rusia dhe Ukraina do të arrijnë marrëveshje këtë javë.

Uashington, 21 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi mbrëmë se shpreson që Rusia dhe Ukraina do të arrijnë marrëveshje këtë javë.
"Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë. Të dyja vendet do të fillojnë më pas të bëjnë marrëveshje të mëdha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të bëjnë pasuri," shkroi Tramp në rrjetin e tij social "Truth soshëll" (Truth Social).
Tramp javën e kaluar bisedoi për armëpushimin me përfaqësuesit më të lartë në administratën e tij, duke përfshirë sekretarin shtetëror Marko Rubio dhe të dërguarin për Lindjen e Afërt, Stiv Vitkof, ku shprehu frustrim, duke theksuar se "bisedimet nuk po shkojnë askund", transmeton portali Aksios. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s