Tramp - BE-së: Jeni shumë të padrejtë ndaj SHBA-së, erdhi koha për pagesë
- Nga marrja e tij e detyrës president i SHBA-së, Donald Tramp u dërgon porosi të thjeshtë evropianëve se ka "arhdur koha për pagesë". Ai të enjten në fjalimin onlajn në Forumin ekonomik botëror në Davos porositi se e don Evropën, por se Bashkimi Evropian sillet në mënyrë "shumë, shumë tëpadrejtë" ndaj SHBA-së me tatimin e vet të lartë koorporativ, me dënimet për kompanitë teknologjike amerikane dhe me sufucit në këmbimin tregtar.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:14, 26 janar, 2025
Bruksel, 26 janar 2025 (MIA) - Nga marrja e tij e detyrës president i SHBA-së, Donald Tramp u dërgon porosi të thjeshtë evropianëve se ka "arhdur koha për pagesë". Ai të enjten në fjalimin onlajn në Forumin ekonomik botëror në Davos porositi se e don Evropën, por se Bashkimi Evropian sillet në mënyrë "shumë, shumë tëpadrejtë" ndaj SHBA-së me tatimin e vet të lartë koorporativ, me dënimet për kompanitë teknologjike amerikane dhe me sufucit në këmbimin tregtar.
"Nga pikëpamja e Amerikës, BE-ja sillet ndaj nesh në mënyrë shumë, shumë të padrejtë, shumë keq. Ata nuk i marrin produktet tona bujqësore dhe nuk i marrin automobilat tanë, por megjithatë na dërgojnë automobila me miliona", tha Tramp.
Sipas të dhënave statistikore të BE-së, blloku në vitin 2023 realizoi suficit tregtar në këmbimin e mallrave me SHBA-në prej 156,6 miliardë euro, por edhe deficit prej 104 miliardë euro në këmbimin e shërbimeve.
Lidhur me paralajmërimet e tij parazgjedhore për vendosje të "tatimit universal" prej 10 deri 20 për qind për tërë eimportin në SHBA, Tramp porositi se ata që "nuk prodhojnë në Amerikë, shumë thjeshtë do të duhet të paguajnë tatim" për prodhimet e veta.
Megjithatë sipas Skot Besent, të cili Trampi e nominoi për sekretar të ri amerikan të FInancave, ky nuk është dënim, por qëndrim nga "strategjia më e gjerë negociuese e kahëzuar drejt përforcimit të industrisë amerikane".
Trampi i dënoi edhe hetimet që i zhvillon Komisioni evropian kundër gjigantëve teknologjik si "Epëll", "Google", "Meta" dhe "X" për harmonizim me Ligjin për shërbime digjitale të BE-së, duke sekur se ato janë kompani amerikane dhe Unioni "nuk duhet ta bëjë atë".
Trampi gjithashtu e përsëriti thirrjen e tij drejtuar anëtareve të NATO-s për rritje të shpenzimeve për mbrojtje "deri pesë për qind të BPV-së vjetore", në vend të qëllimit të tanishëm të Alinesë prej dy për qind, duke cekur se me shkallët e tnaishme të veta të ndarjes për shpenzimet mbrojtëse vendet evropiane sillen në mënyrë "të padrejtë ndaj SHBA-së".
"Po përpiqem të jem konstruktiv sepse e dua Evropën, i dua vendet nga Evropa", shtoi Trampi, duke potencuar edhe se dëshiron ta përfundojë luftën "e tmerrshme" të Rusisë në Ukrainë.
Presidenti amerikan, gjithashtu e kritikoi edhe "procedurën e gjatë" për dhënie të lejeve në BE, duke pohuar se vetëm që të merret leje e thjeshtë nga Unioni për ndonjë "projekt të madh", nevojiten "pesë apo gjashtë vite pritje".
Kryetarja e Bankës qendrore evropiane, Kristin Lagard në fjalimin në Davos, gjithashtu, bëri thirrje për thjeshtim të procedurave dhe mënjanim të barrierave në tregti. Sipas saj, mu "dembelizmi" i Evropës dhe refuzimi i lindir ndaj ndërmarrjes së rreziqeve në masë të madhe është shkak për rënien ekonomike të bllokut.
Ajo bëri thirrje për "thjeshtim" të procedurave sipas modelit të derregullimit financiar prej para krizës në vitin 2008. "Mendoj se këto gjëta ndryshojnë dhe ne duhet ta përshpejtojmë atë ndryshim", shtoi Lagard.
Shpejtë pas këtyre akuzave, të premten nga Brukseli arriti paralajmërimi në kuadër të të a.q. Kompas për konkurrencë, që duhet të promovohet të mërkurën, KE-ja planifikon ulje të burkoracisë në BE në përmasa deri më tani të papara. Plani ka për qëllim racionalizimin e rregullativave, shkurtim të procedurave burkoratike dhe rritje të fleksibilitetit.
Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, gjithashtu, nga Davosi bëri thirrje për rrënim të barrierave dhe paralajmëroi gatishmëri për "pragmatizëm" në negociatat për tregtinë me SHBA-në, por edhe mbrojtje të interesave të BE-së.
Megjithatë, prnaimi i kërkesave të Trampit do të thoshte shpenzime shtesë për BE-në, për çka nuk është e thjeshtë të sigurohen mjete posaçërisht në kushte kur "nuk lulëzojnë trëndafilat" në dy ekonomitë më të mëdha evropiane - Gjermania për të tretin vit me radhë po përballet me recesion, ndërsa edhe performansat ekonomike të Francës nuk janë dukshëm më të mira.
Gjendja e këtillë i referohet faktit që në 25 vitet e fundit ekonomia evropiane mbështetej në enerjgi të lirë nga Rusia. Por, prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës para tre viteve ajo është kahëzuar drejt lirimit nga varshmëria energjetike nga Rusia dhe gjetje të burimeve alternative të energjisë që çoi drejt shpenzimeve më të mëdha.
Sipas të dhënave të fundit, BE-ja shënon rritje të konsiderueshme të importit të energjensëve nga SHBA-ja, para së gjithash të gazit natyror (LNG), ndërkaq njëherit edhe njëra prej kërkesave të Tramoit ndaj bllokur është të shpenzojë më shumëd erivate amerikane.
Me këtë, sipas ekspertëve ekonomik, BE-ja sillet në pozitë që varshmërinë energjetike ruse ta zëvendësojë me atë amerikane. ab/
Foto: МIА Arkivi