• e mërkurë, 29 janar 2025

Këshilli i BE-së miratoi lidhje të marrëveshjes për Fronteksin edhe me Bosnjë e Hercegovinën

Këshilli i BE-së miratoi lidhje të marrëveshjes për Fronteksin edhe me Bosnjë e Hercegovinën

Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Këshilli i BE-së sot ka marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes mes Unionit dhe Bosnjë e Hercegovinë për aktivietet operative që i zbaton Agjencia evropiane për kontrollë kufitare dhe bregdetare (Fronteks). 

Me këtë, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, BeH do të bëhet vendi i katërt nga rajoni, pas Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, që do të lidhë marrëveshje për Fronteks me BE-në.

Konform dispozitave nga propozim-marrëveshja, me të do të mundësohet që BE-ja dhe BeH-ja të organizojnë operacione të përbashkëta, në të cilat do të përfshihen pjesëtarët e Fronteks dhe të shërbimeve kufitare të BeH-së.

Ekipet e Fronteksit do të mund edhe të sistemohen në BeH dhe t'u ndihmojnë kolegëve të tyre boshnjakë në avancimin me rrjedhat emigruese dhe përballjen me emigracionin ilegal dhe krimin mbarëkufitar.

Për lidhjen përfundimtar të marrëveshjes së Fronteksit me BeH, duhet të japë pëlqimin edhe Parlamenti Evropian.

Në vitin 2019, BE-ja miratoi një Rregullore të re për Fronteksin, me të cilën mundësohet që Agjencia të kryejë aktivitete të kontrollit kufitar, kontrolle kufitare dhe regjistrim të personave jo vetëm brenda Unionit, por edhe në territoret e vendeve që nuk janë anëtare të bllokut, bazuar në mbi një marrëveshje dypalëshe.

Këshilli i BE-së në vitin 2022 miratoi nisjen e negociatave me partnerët e Ballkanit Perëndimor për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Fronteks dhe që atëherë Unioni ka nënshkruar marrëveshje të tilla me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR