• e hënë, 15 korrik 2024

Tramp është plagosur pas të shtënave në një tubim, ish-presidenti i SHBA-së është i sigurt, thonë zyrtarët

Tramp është plagosur pas të shtënave në një tubim, ish-presidenti i SHBA-së  është i sigurt, thonë zyrtarët

Batler, 14 qershor 2024 (MIA) - Donald Tramp është i sigurt, njoftuan sot Shërbimi sekret amerikan dhe ekipi i fushatës së tij, pas të shtënave të shumta në një tubim për kandidatin republikan për president në Pensilvani. Një video e publikuar nga mediat amerikane tregon gjak në pjesën e veshit të djathtë të Trampit.

Ish-presidenti sapo kishte filluar fjalimin e tij në Batler të Pensilvanisë kur u dëgjuan të shtëna. Agjentët e Shërbimit sekret vërshuan rreth tij dhe videoja e drejtpërdrejt tregoi gjakun në anën e djathtë të fytyrës dhe veshit të Trampit. Ai është evakuuar menjëherë nga skena.

Tramp po tregonte një tabelë me numrin e njerëzve që kishin kaluar kufirin kur ndodhi incidenti. Ai u pa duke zgjatur dorën e djathtë në qafë.

Tramp ngrite vazhdimisht grushtin në ajër, ndërsa pas tij ishte flamuri amerikan, derisa sigurimi e shoqëronte atë.

Një person besohet të jetë i vdekur, raportoi dega WTAE e ABC në Pitsburg, duke cituar prokurorin e qarkut Batler, Riçard Goldfinger.

"Shërbimi sekret zbatoi masa mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt", tha zëdhënësi i agjencisë X pas asaj që ai e quajti - incident. "Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit sekret dhe informacione shtesë do të publikohen sapo të bëhen të disponueshme."

CNN raportoi se Tramp u dërgua në spital, por nuk dha detaje të tjera.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ka rritur praninë e tij brenda dhe jashtë kullës Tramp dhe vende të tjera të ndjeshme. Sipas një zëdhënësi të prefektit të Nju-Jorkut, Erik Adams, prefekti është informuar për incidentin. Policia gjithashtu do të rrisë sigurinë në Uall strit, Foli skuer dhe Siti holl. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR