• e hënë, 15 korrik 2024

Ndërroi jetë Shenon Doerti, e njohur si Brenda nga seriali "Beverli Hills 90210"

Ndërroi jetë Shenon Doerti, e njohur si Brenda nga seriali

Los Angjelos, 14 korrik 2024 (MIA) - Aktorja Shenon Doerti, e njohur për rolin e Brendës në serinë e popullarizuar "Beverli Hills 90210", ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.

"Me zemër të thyer e kumtojmë vdekjen e Shenon Doerti. Të shtunën, më 13 korrik, ajo e humbi betejën e gjatë me kancerin e gjirit", deklaroi bashkëpunëtorja e saj dhe mikja Lesli Slloun.

Aktorja e njohur, në vitin 2015 ishte diagnostifikuar me kancer në gji, por edhe krahas diagnozës, ajo vazhdoi të aktrojë në serialet televizive "Dying to Belongg" dhe "List of a Lifetime".

Në korrik 2023, ajo kumtoi se kanceri ishte zgjeruar në tru dhe se kihte filluar terapinë me rrezatim.

Fotо: Х

 

QËNDRONI TË LIDHUR