• e diel, 22 dhjetor 2024

Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit

Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit

Prishtinë, 14 korrik 2024 (MIA) - Ish-ministri kosovar i Punëve të Jashtme, ENver Hoxhaj deklaroi se paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në rrjetin social X, shkroi se njerëzit e njejtë të cilët tani e planifikuan vrasjen e GJukanoviqit, kanë qenë të përzier në tentimin për grusht shtet në Mal të Zi në vitin 2016.

"Paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës luajtën një rol vendimtar në tentativën për grusht-shtet në vitin 2016 kundër Presidentit Milo Djukanovic dhe tani janë të përfshirë në planet e vrasjes kundër tij. Këto ngjarje janë të ndërlidhura, duke përfshirë Beogradin dhe Moskën, duke synuar hegjemoninë mbi Malin e Zi",, ka shkruar Hoxhaj. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR