• e shtunë, 23 nëntor 2024

Momente kyçe nga tentimi për atentat ndaj Donald Trampit

Momente kyçe nga tentimi për atentat ndaj Donald Trampit

Batler, 14 korrik 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp u lëndua më lehtë në sulmin në tubimin parazgjehdor në Pensilvani, i cili do të hetohet si tentim për atentat. Disa të shtëna u dëgjuan pesë minuta pasi që Trampi e filloi fjalimin në ambient të hapur në qytetin Batler.

Sulmuesi është vrarë nga agjentë të shërbimit të fshehtë. Një vizitor në tubim është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, transmetuan mediumet amerikane.

Informata kyçe:

- Trampi foli në tubimin në Batler, Pensilvani, rreth orës 18 e 13 sipas kohës lokale e goditi plumbi në pjesën e veshit, ndërsa në publik u dëgjuan bërtima.

- Trampi preku veshin, ndërsa më pas u gjunjëzua përderisa agjentët e sigurisë vrapuan për ta ndihmuar.

- Një pjesëmarrës në tubim e humbi jetën, ndërsa së paku dy u lënduan.

- Trampi u ngrit me pjesën e përgjaksshme të fytyrës dhe me grusht të mbledhur.

- Trampi më pas u largua nga skena drejt automjetit të tij.

- FBI e ndërmori hetimin.

- Ekipi i Trampit dhe shërbimi sekret konfirmuan se ai është "mirë" dhe se është në kontroll në institucionin mjekëssor lokal.
- Trampi më vonë publikoi deklaratë në Truth Social, duke cekur se është qëlluar nga "plumbi që ia depërtoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë". Ka informata edhe se ish-presidenti është qëlluar nga copa xhami.

- Agjentët e shërbimit sekret e vranë atentatorin. Është publikuar identiteti i tij, bëhet fjalë për një burrë 20-vjeçar nga Pensilvania.

- Prokurori i qarkut Batler konfirmoi se kryesi i dyshuar dhe një nga të pranishmit në tubim janë të vdekur. Një person është në gjendje të rëndë. Shërbimi sekret më vonë kumtoi se dy perssona janë lënduar rëndë. Që të tre janë burra.

- Të shtënat po hetohen si tentim për atentat, ndërsa motivi nuk dihet. Hetimi mund të zgjasë me muaj.

- Shërbimi sekret kumtoi disa hollësi për pozitën e dhunuesit i cili thuhet se ka shtënë nga kulmi i ndërtesës së afërt.

- Presidenti Xho Bajden deklaroi se "të gjithë duhet ta dënojnë dhunën politike". Shtëpia e Bardhë më vonë kumtoi se presidenti Bajden dhe Tramp kanë deklaruar në telefon.

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR