Trafiku zhvillohet pa pengesa, nëpur rrugë të thata
- Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata.
- Post By Melahat Baftija
- 10:09, 23 mars, 2025

Shkup, 23 mars 2025 (MIA) - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në autostradën A1, segmenti Gradsko - Drenovë, nga 17.03.2025 deri më datë 04.04.2025, për shkak të montimit të dilatimit të tampon rrethojës elastike në viadukte dhe ura, qarkullimi do të ridrejtohet dhe rregullohet në pjesë të caktuara të këtij seksioni.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 15.11.2024 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA