• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Sigurohet vazhdimësi dhe dorëzimi në kohë i formularëve

Toshkovski: Sigurohet vazhdimësi dhe dorëzimi në kohë i formularëve

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Mundësia që të përshpejtohet dinamika e prodhimit dhe dorëzimit të formularëve ishte temë e bisedës në takimin e sotëm në Athinë ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Mark Xhulian Sivert, kryetar i i bordit të drejtorëve të VERIDOS, kompani e cila është e ngarkuar me prodhimin e formularëve për dokumentet personale.

Në takim, njoftojnë nga MPB-ja, u konstatua se për periudhën e ardhshme do të sigurohet vazhdimësia dhe dorëzimi në kohë i formularëve të dokumenteve të udhëtimit.

"Me këtë sigurohen kushtet që makinat për prodhimin e pasaportave të punojnë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë në muajt maj dhe qershor”, theksojnë nga MPB-ja. qa

Foto: MPB

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR