• e premte, 10 maj 2024

Toshkovski: Secili që ka gabuar do të përgjigjet para ligjit, vijon kallëzim penal për pjesëtarin e MPB-së që sulmoi një tjetër person zyrtar

Toshkovski: Secili që ka gabuar do të përgjigjet para ligjit, vijon kallëzim penal për pjesëtarin e MPB-së që sulmoi një tjetër person zyrtar

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Thënia e njohur deri më tani ka përfunduar. Çdokush që ka gabuar do të përgjigjet para ligjit, pa dallim nëse është përkrahës i të djathtës apo të majtës. Edhe në të ardhmen vetëm kështu do të bëhet. Është kryer sulm ndaj personit zyrtar, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme nga MPB-ja, siç është suspendimi i personit në fjalë i cili nuk do të shkojë në punë deri në sjelljen e aktgjykimit dhe fillimin e procedurës penale nga MPB-ja me urdhër të dhënë më parë nga prokurori publik, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

"Le të mburren paraardhësit e mi se të njëjtën gjë e kanë bërë për një ditë për disa raste të tjera interesante për publikun. Shumë më vjen keq që kjo nuk është bëri deri tani, si në gjashtë-shtatë vitet e fundit, edhe më herët, por kjo kohë ka mbaruar. Pjesëtar i MPB-së ka kryer dhunë me të cilën ka cenuar nderin e shërbimeve në ministri, por edhe nderin e Maqedonisë. Sipas informacioneve të para, ai person do të suspendohet nga puna deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë, ndërsa MPB-ja shpresoj që gjatë ditës do të bëjë kallëzim penal për sulm ndaj një zyrtari", tha Toshkovski në përgjigjen e pyetjes për shënimin e Ditës së Departamentit për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai vlerësoi se me këtë procedura në MPB do të përfundojë me shpejtësi dhe shtoi se do të informojë sapo të ngritët kallëzimi penal.

"Në këtë rast menjëherë e kam dënuar dhunën sapo kam marrë informacionin, veçanërisht për atë se bëhet fjalë për dhunë ndaj pjesëtarit të MPB-së. Lidhur me faktin se personi në fjalë ka penguar një veprim të caktuar gjatë zbatimit të tij, dua të theksoj se kjo është e pasaktë, gjegjësisht personi në fjalë në këtë situatë konkrete, i cili ka sulmuar një zyrtar, ka vepruar pasi aksioni në objektin në fjalë ka përfunduar. Këtë e them vetëm sepse shoh disa tentativa defokusimi, tentativa manipulimi", tha Toshkovski.

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev theskoi se në statusin në Fejsbukun e tij nuk ka komentuar se personi kë siguron dhe ku punon, vetëm ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një person që është pjesëtar i MPB-së i cili më parë ka mbajtur poste të larta në ministri. Ai kërkoi që në bazë të ligjit i gjithë hetimi të kryhet sa më profesionalisht dhe të përfundojë pa prapavijë politike nga asnjë parti.

"Nuk më intereson as njëra as tjetra parti. Këtu bëhet fjalë për sulm të pjesëtarit të policisë së Maqedonisë, ndërsa sulmi ndaj një punonjësi policie është sulm ndaj shtetit dhe kërkoj që edhe organet e drejtësisë edhe prokuroria të veprojnë seriozisht për këtë rast në kuadër të provave që ofrojnë. Për mua si njeri dhe si bartësi i këtij funksioni është e papranueshme të ketë incidente të tilla. Prandaj bëra thirrje edhe dje, por edhe sot do të bëjë thirrje, kontroll të brendshëm dhe të gjitha organet hetimore ta hetojnë rastin në mënyrë sa më profesionale deri në fund pa prapavijë politike. Kërkoj që ta bëjnë këtë sipas ligjit", deklaroi Bojmacaliev.

Për mua, shtoi ai, është e papranueshme që një pjesëtar i policisë së Maqedonisë të pengojë një pjesëtar tjetër në kryerjen e detyrsve zyrtare, veçanërisht kur merret me drogë.
Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR