Toshkovski: Për dy ditë janë asgjësuar dy grupe të mëdha kriminale, kemi vullnet të qartë dhe të fuqishëm kundër krimit të organizuar
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë intervistës në TV Alfa theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë kurse krimi nuk ka përkatësi etnike, nacionale apo përkatësi tjetër përveç asaj kriminale.
- Post By Fitore Curri
- 09:46, 18 tetor, 2024
Shkup, 18 tetor 2024
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë intervistës në TV Alfa theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë kurse krimi nuk ka përkatësi etnike, nacionale apo përkatësi tjetër përveç asaj kriminale.
“Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar një grup prej 15 doganierëve dhe një polic për të cilët në kuadër të një aksioni operativ të realizuar nën udhëheqjen Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në të cilën ka dëshmi të mëdha për mitmarrje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Sot patëm një tjetër operacion të gjerë në disa qytete në perëndim të vendit për asgjësimin e një grupi kriminal që vepronte prej 20 vitesh dhe askush nuk e preku. Veprat e këtij grupi janë të shumta nga trafiku i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore, shpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar. Veprat e këtij grupi janë një numër të madh nga tregtia me drogë, tregtia me qenie njerëzore, keqpërdorim të pozicionit zyrtar dhe autorizimit. Duhet të tregojmë një vullnet të qartë dhe të fuqishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe ne e po e dëshmojmë këtë. Dje me një aksion kundër korrupsionit, sot me një aksion kundër krimit të organizuar të përmasave më të larta. Dhe kështu do të vazhdojmë”, theksoi ministri Toshkovski.
Toshkovski theksoi se lufta kundër krimit nuk do të jetë efektive nëse me kriminelët në institucione nuk trajtohet efektivisht dhe se MPB-ja po punon intensivisht në gjetjen dhe kapjen e kriminelëve edhe në radhët e veta, për çka ka pasur një numër i veprave të realizuara.
Ministria e Punëve të Brendshme
Fotografia: MPB
__________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.