Presidenti bullgar Radev e uroi Shekerinskën
- – Presidenti bullgar Rumen Radev përmes rrjetit social Iks e uroi emërimin e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s.
- Post By Fitore Curri
- 21:46, 19 nëntor, 2024
Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) – Presidenti bullgar Rumen Radev përmes rrjetit social Iks e uroi emërimin e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s.
“E uroj Radmilla Shekerinskën për emërimin e saj në pozitën përgjegjëse në NATO. Pres kontributin e saj në forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sigurisë së Aleancës”, ka shkruar Radev.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute vendosi që ta emërojë Radmilla Shekerinskën zëvendëse të ardhshme të tij.
"Jam i lumtur që mund ta shpall emërimin e Radmilla Shekerinskës zëvendëssekretare e përgjithshme e ardhshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di se çfarë pune duhet për t'u anëtarësuar në NATO dhe çfarë do të thotë të jesh anëtare e plotë. Me padurim pres të punoj me të sapo ta marrë këtë rol vital", thekson Rute në kumtesën e postuar në faqen e internetit të Aleancës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s