Tifozët suedezë do të shoqërohen nga policia prej të stadiumi e deri te aeroporti për shkak të kërcënimit për sulm të sërishëm
- Policia e Brukselit organizon shoqërim të tifozëve të kombëtares suedeze nga stadiumi "Mbreti Boduen" e deri te aeroporti, njofton "Sudinfo", duke iu referuar shtabit të krizës.
- Post By Besnik Shuki
- 09:08, 17 tetor, 2023
Bruksel, 17 tetor 2023 (MIA) - Policia e Brukselit organizon shoqërim të tifozëve të kombëtares suedeze nga stadiumi "Mbreti Boduen" e deri te aeroporti, njofton "Sudinfo", duke iu referuar shtabit të krizës.
"Sulmuesi deklaroi se shënjestra e tij kanë qenë shtetasit suedezë. Për këtë shkak, policia do të ndjek lëvizjen e tifozëve suedezë deri te aeroporti", shkruan portali.
Mbrëmë në afërsi të stadiumit "Mbreti Boduen" në Bruksel, ku luhej ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë, janë vrarë dy tifozë, të veshur me fanella të kombtrares suedeze. bsh/
Foto: EPA