• e shtunë, 23 nëntor 2024

Thirrje e hapur për mobilitet të talentëve të rinj nga Ballkani Perëndimor në festivale filmike

Thirrje e hapur për mobilitet të talentëve të rinj nga Ballkani Perëndimor në festivale filmike

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Rrjeti i festivaleve dhe organizatave Edu Cuts i formuar në suaza të projektit "Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor", që po zbatohet me mbështetje të "Këshillit britanik" shpalli thirrje për mobilitet të talentëve të rinj. Kjo është thirrja e dytë që e shpallë rrjeti, pas thirrjes së suksesshme për punëtori filmike ku u paraqitën rreth 40 të rinj nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Të rinj të moshës prej 15 deri 25 vjeç, qytetarë të një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të marrin pjesë në punëtori edukative dhe kreative që do të organizohen në kuadër të festivaleve filmike nga rajoni, me qëllim që t'i përmirësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre. Ata duhet të kenë vërtetim nga festivali apo organizata konkrete filmike se janë pranuar për pjesëmarrje në punëtori", thuhet në kumtesën e sotme nga Edu Cuts. 

Edu Cuts do t'i mbulojë shpenzimet e rrugës për minimum 20 talentë të rinj për të marrë pjesë në punëtori të ndryshme kreative. Thirrja është e hapur deri në shterrjen e mjeteve financiare për atë dedikim, përkatësisht deri në fund të këtij viti.

Rrjeti Edu Cuts i bashkon festivalet dhe organizatat filmike që janë të fokusuara në promovimin dhe implementimin e arsimit dhe mobilitetin e talentëve të rinj. "Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor" është i financuar nga BE-ja dhe qëllimi është të pasurohet dialogu mes vendeve nga Ballkani Perëndimor, me përforcim të sektorëve kulturor dhe rkeativ për pasurim të ndikimit shoqëror-ekonomik.

Edukimi i tealentëve të rinj nga fusha e filmit zbatohet me mbështetje të Rrjetit Edu Cuts. Nismëtar i rrjetit është "Planet-M" nga Shkupi, organizues i Festivalit filmik "Xhifoni Maqedoni", ndërsa partnerë janë: "Film art" nga Pozhega, Serbi, Shoqata e artistëve të rinj nga Sarajeva, BeH, PriFest nga Prishtina, Kosovë, dhe Podgorica film festival nga Mali i Zi.

Projekti "Kulturë dhe kreativitet për Ballkanin Perëndimor" i financuar nga BE-ja dhe mbështetur nga Këshilli britanik, për qëllim që ta nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor përmes përforcimit të sektorëve kultuor dhe rkeativ për ndikim të shtuar socio-ekonomik. ab/

foto Edu Cuts

QËNDRONI TË LIDHUR