• e hënë, 23 dhjetor 2024

Thaçi: Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni

Thaçi: Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni

Shkup, 30 prill 2024

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Teqe dega Tetovë, mes tjerash potencoi:

Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni. VMRO ka marrë shumë vota prej maqedonasve, ka fituar bindshëm dhe e ka gëzuar shumë Bilallin dhe VLEN-in, se do i marrin në qeveri. Sinqerisht ju them edhe mu m’ka gëzuar shumë a dini pse? Kam qejf t’i dalë përballë. I kam thënë, ne kur do të fitojmë do të shkojmë bashkë me Frontin, por dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme.

Për këtë ju premtoj. Në asnjë moment nuk do të jem symshelur apo i pakujdesshëm. Mund ne t’i bojkotojmë zgjedhjet, unë kam shumë dëshirë por telefonata që thotë Alia ajo “telefonata e kuqe” është që mos u ngutni me bojkotimin e zgjedhjeve. Vërtetë mendon Bilalli dhe dhe grupa e tij që aq jo serioz jemi ne si komb. Se VMRO ka fitu, nuk i ka fitu VMRO-ja zgjedhjet ende. Negociata nisi keq me ta, thanë për ne problemi i madh është BDI-ja, thash për ju problem janë shqiptarët, mos e mbuloni me një fjalë BDI-në. VLEN-i tash e kanë zëvendësuar Albin Kurtin me Mickoskin me VMRO-në. S’ka Albin Kurti, me në është tash Albin Kurti me Frontin është. Jo VLEN-i po Skënderbeu me u ngjall VLEN-i nuk hyn në atë qeveri.

Partia Demokratike Shqiptare

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR