• e premte, 05 dhjetor 2025

USHCM shënon 76 vjetorin e themelimit

USHCM  shënon 76 vjetorin e themelimit

Shkup, 23 maj 2025 (MIA) - Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup sot me solemnitet do ta shënojë 76 vjetorin e themelimit dhe festimin e e patronazhit të Ditës së shenjtorëve Cirili dhe Metodi - 24 Maj.

Sipas agjendës së Universitetit, shënimi solemn fillon para pllajës së USHCM-së me vendosjen e luleve në monumentin e shenjtorëve Cirili dhe Metodi, ndërsa në sallën e ceremonive të Rektoriatit do të intonohet himni i shtetit, himni studentor "Gaudeamus" dhe himni solemn i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.

Në kremtimin solemn do të mbajnë fjalim rektorja e Universitetit prof. dr. Biljana Angelova, kryetari i Kuvendi studentor universitar Aleksandar Nikollovski.

Në kuadër të solemnitetit do të ndahen mirënjohje për studentët më të mirë të diplomuar për vitin akademik 2023/2024, ndarja e çmimit "26 Korriku" nga mjetet e Fondacionit "Frank Maning" për vitin akademik 2023/2024. Shënimi solemn do të përfundojë me një program artistik të FAM-Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR