• e martë, 24 dhjetor 2024

Tensione para Parlamentit grek në protestën e studentëve kundër hapjes së fakulteteve private

Tensione para Parlamentit grek në protestën e studentëve kundër hapjes së fakulteteve private

Athinë, 11 janar 2024 (MIA) - Me tensione të vogla mes policisë dhe demonstruesve para Parlamentit grek, përfundoi protesta masive e nxënësve dhe studentëve në Athinë, kundër propozim-ligjit të Qeverisë për hapje të fakulteteve private në vend, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tensionet zgjatën shkurtë, policia intervenoi me gaz lotsjellës ndaj studentëve kur tentuan t'i afrohen përmendores së Trimit të panjohur para Parlamentit, pas çka edhe përfundoi protesta.

Studentët në tërë Greqinë, të organizuar nga shoqatat studentore mbatën tubime, duke dërguar porosi se arsimi duhet të jetë dhe të mbetet pa pagesë.

Së bashku me studentët në Athinë, protestuan edhe nxënësit, por edhe punonjësit e arsimit, të organizuar nga sindikata e tyre.

Disa nga studentët për MIA-n thonë se propozim-ligji ka për qëllim ta shkatërrojë arsimin publik.

"Druajmë se do të ketë degradim të diplomave tona, druajmë se do të vendoset participimi", tha njëri prej studentëve.

Paralelisht porosisin se nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre, përkatësisht Qeveria ta tërheqë vendimin për fakultetet private.

Shoqatat e studentëve dje mbajtën kuvende të përgjithshme dhe përveç protestave të sotme, sollën vendim për rrethim të disa fakulteteve, me çka do të mbeten të mbyllura deri në javën e ardhshme.

Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, muajin e kaluar kumtoi se po krijojnë kornizë që prëfundimisht në Greqi të funksionojnë institucione jofitimprurëse, joshtetërore të arsimit të lartë, duke cekur se bëhet fjalë për reformë historike në arsim. ab/

Foto/Video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR