• e diel, 06 tetor 2024

Ten Hag: Kundër Brentfordit e treguam pasionin dhe dëshirën që mungonte të dielën

Ten Hag: Kundër Brentfordit e treguam pasionin dhe dëshirën që mungonte të dielën

mançester, 6 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajted, Erik ten Hag e komentoi fitoren ndaj Brentfordit (1:0) në ndeshjen e xhiros së 25-të të kampionatit të Anglisë.

"Kjo ishte një performacë shumë e mirë. Kemi luajtur një futboll briliant në pjesën e parë dhe nuk është e lehtë kundër një ekipi shumë të mirë si Brentford. Nuk e shënuam golin e dytë, edhe pse jeta do të ishte më e lehtë me të, por tani duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Pasioni dhe dëshira që mungonte të dielën, e treguam sot. I harruam standardet tona, por duhet të kthehemi tek ato nëse duam të kemi sukses në fazën e fundit të sezonit", e citoi BBC, Ten Hagun.

Mançester junajted është i katërti në Premier ligë me 53 pika. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR