• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Përfundoi Maratona e 20-të e Shkupit, ministri Ristovski ua dorëzoi medaljet më të sukseshmëve

Përfundoi Maratona e 20-të e Shkupit, ministri Ristovski ua dorëzoi medaljet më të sukseshmëve

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Sportit, Borko Ristovski ua dorëzoi medaljet më të suksesshmëve në edicionin e sotëm të 20-të jubilar të Maratonës së Shkupit, duke dërguar urime për të gjithë pjesëmarrësit në maratonë për qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e tyre.

Fituesi i garës së sivjetshme është Hilari Çemvono nga Kenia. bashkëkombasi i tij, Daniel Kiprotiç  eka fituar vendin e dytë, ndërsa pozicioni i tretë i ka takuar ateltit më të mirë të Maqedonisë, Dario Ivanovski.

Në garën e femrave dominoi keniania Irine Xheruto. Maratonistja më e mirë maqedonase, Adriana Pop Arsova, përfundoi në vendin e dytë, ndërsa Vivian Xhelagat nga Kenia ishte e treta.

Në garën gjysmëmaratonë dominuan maratonoistet nga Turqia. I pari në finish arriti Xhan Husein, Emektar Murat e zuri vendin e dytë dhe Gediklioglu Abdurrahman ishte i treti. Garuesi më i mirë maqedonas në garën gjysmëmaratonë ishte Ivan Peshovski, i cili përfundoi në pozitën e gjashtë.

Në garën e femrave, Milica Mirçeva nga Bullgaria e fitoi garën gjysmëmaratonë. Në vendin e dytë ishte Gresa Bakraçi nga Kosova, ndërsa në vendin e tretë Xhuli Larsen nga Norvegjia.

"Maratona e Shkupit edhe këtë vit tregoi se Maqedonia është e gatshme të organizojë ngjarje sportive në shkallë botërore. Jam krenar që Ministria e Sportit është sponsori kryesor i këtij evenimenti atletik që e vendos Shkupin dhe Maqedoninë në hartën botërore të maratonës. Ne si Ministri e Sportit do të jemi gjithmonë mbështetje për ngjarje të tilla që kultivojnë vlera të vërteta sportive, ndërtojnë traditë dhe promovojnë Maqedoninë tonë në botë", theksoi ministri Ristovski gjatë ndarjes së medaljeve.

Ai dërgoi urime deri te të gjithë pjesëmarrësit në maratonë, si dhe deri te organizatorër dhe ata që kanë kontribuar që gara të kalojë në rendin më të mirë", duke theksuar se Maratona e Shkupit është një nga manifestimet më të rëndësishme sportive, që kultivon traditë dhe promovon vlera sportive.

Në jubileun e sivjetshëm Viz Er Maratonës së Shkupit kanë marrë pjesë rekord 13.400 garues nga 55 vende. Ministria e Sportit është mbështetësi kryesor i Maratonës së Shkupit. mb/

Foto: Ministria e Sportit

QËNDRONI TË LIDHUR