Tre vjet burg për vëllaun e Pol Pogbas për tentativë për zhvajtje
- Gjashtë persona, mes të cilëve edhe vëllau i ish futbollistit francez Pol Pogba (31), Matijas Pogba, u dënuan sot me burgim nga tre deri tetë vite, pasi gjykata i shpalli ata fajtorë për tentativë zhvatjeje.
- Post By Fami Bajrami
- 16:17, 19 dhjetor, 2024
Paris, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Gjashtë persona, mes të cilëve edhe vëllau i ish futbollistit francez Pol Pogba (31), Matijas Pogba, u dënuan sot me burgim nga tre deri tetë vite, pasi gjykata i shpalli ata fajtorë për tentativë zhvatjeje.
Rasti daton në vitin 2022, kur Pol Pogba zbuloi se ai ishte objektiv i tentativave për zhvatje dhe kërcënime nga një bandë e organizuar nga miq të tij të fëmijërisë, pjesë e së cilës është edhe vëllai i tij. Më pas Pogba informoi prokurorin e Parisit se grupit i ka paguar 100.000 euro.
Gjykata, Matijas Pogban e dënoi me tre vite burg, dy prej të cilave me kusht, duke e shpallur fajtor për zhvatje të organizuar dhe tentativë për zhvatje.
Anëtarët e tjerë të grupit të organizuar kriminel, Rushdan K., Bubakar S., Mashikour K., Mamadu M. dhe Adama C., u dënuan me dënim total prej 26 vjetësh. rq/bsh/
Foto: Iks