• e premte, 04 tetor 2024

Borusia e Dortmundit një muaj pa Adejemin

Borusia e Dortmundit një muaj pa Adejemin

Dortmund, 4 tetor 2024 (MIA) – Karim Adejemi i cili shënoi het-trik në fitoren bindëse 7-1 të Borusia Dortmundit kundër Seltikut në Ligën e kampionëve, do të jetë jashtë terrenit tre deri në katër javë për shkak të lëndimit.

Mediat gjermane publikuan se bëhet fjalë për lëndim në muskuj, por ende nuk e kanë konfirmuar natyrën e dëmtimit të sulmuesit.

Sipas të gjitha vlerësimeve, Adejemi me gjasë do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Bundesligë kundër Union Berlint, si dhe duelin e planifikuar për më 18 tetor, pas pauzës me reprezentacionin ku Dortmundi pret St. Paulin.

Për shkak të një dëmtimi të ngjashëm, Adejemi është dashur të pauzojë dy herë, dhe kjo ka qenë në sezonin 2022/2023. Në rastin e dëmtimit të parë ai nuk ka qenë në fushë rreth një muaj, ndërsa në rastin tjetër ka munguar dy muaj.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR