• e premte, 05 dhjetor 2025

Taravari te kryeministri Mickoski paraqiti dorëheqjen nga funksioni i ministrit të shëndetësisë

Taravari te kryeministri Mickoski paraqiti dorëheqjen nga funksioni i ministrit të shëndetësisë

Shkup, 15 maj 2025 (MIA) - Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH), sot pasdite te kryeministri Hristijan Mickoski e paraditi dorëheqjen e tij të parevokueshme nga funksioni i ministrit të shëndetësisë.

Në letrën drejtuar Mickoskit, të cilën ASH e dërgoi në media, Taravari deklaron se e kreu funksionin e tij "me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë detyre ndaj qytetarëve dhe shtetit".

"Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale. Ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin shëndetësor. Mbetem i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në të ardhmen, gjithmonë i udhëhequr nga interesi publik", ka shkruar Taravari në dorëheqjen tek kryeministri Mickoski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR