Taravari: Nuk kam informatë se ndonjërin nga aparatet e rentgenit nuk punon, mjekët amë pediatër të mos i dërgojnë pacientët e vet në Pediatri
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se nuk ka informatë se ndonjëri prej aparateve të rentgenit në institucionet shëndetësore nuk punon.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:38, 9 janar, 2025
Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se nuk ka informatë se ndonjëri prej aparateve të rentgenit në institucionet shëndetësore nuk punon.
"Para se të vij këtu, kisha takim me ekipin e 'Terminit tim' me qëllim si të përmirësojmë, të ketë më shumë termine nëpër spitalet tona, posaçërisht në periferi, megjithatë edhe në klinika. Me sa di unë, nuk kam informatë se ndonjë nga aparatet e rentgenit nuk punon, shumica funksionojnë. Pothuasje edhe nuk ka spital në shtet ku nuk ka rentgen. Dakordohem me atë se shumica e pacientëve, ata që duhet dhe që nuk duhet, dërgohen në Klinikën për pediatri. Decentralizimi të cilin tashmë e promovuam në sistemin shëndetësor publik është në atë drejtim. Do të thotë, shumcia e pacientëve të cilët mund të trajtohen në brendësi të vendit trajtohen atje", theksoi Taravari gjatë promovimit të sotëm të apraturës në Klinikën e fëmijëve.
Bën thirrje që mjekët amë të pediatrisë të mos i dërgojnë pacientët e vet në Klinikën e fëmijëve, nëse nuk janë raste urgjente.
"Mjekët amë të pediatrisë të mos i dërgojnë pacientët e vet të cilët nuk duhet të vijnë pediatri. Ata që janë të dmosdoshëm absolutisht duhet të dërgohen. megjithatë po shqyrtojmë mundësinë më të mirë me të cilën sa më shumë pacientë të cilët mund të trajtohen në brendësi, të trajtohen atje, sepse është prështypje e të gjithëve, megjithatë edhe numrat nga Termini im tregojnë se mjekët amë dhe shëdnetësia terciale punojnë shumë. Në shëndetësinë sekondare kemi mjaft mjekë, ndërkaq numër të pamjaftueshëm të pacientëve të trajtuar prej tyre. Duhet të gjejmë mënyrë si të ruajmë numër sa më të madh të cilët do të trajtohen atje", tha ai.
Në pyetjen e gazetarëve se nuk ka kujdestarë për pediatri në poliklinika, Taravari theksoi se vetëm në një apo dy shtëpi të shëndetit nuk ka pediatër.
"Ndoshta në Shtëpinë e shëndetit diku mund të mos ketë, megjithatë në shumicën e vendbanimeve mendoj se ekzistojnë pediatër dhe punojnë. Ndoshta ku nuk kanë dy-tre radiologë, mjekë pediatër. Nëse flasim për Shkupin, me sa di unë, vetëm në një apo dy shtëpi të shëndetit nuk ka mjekë të pediatrisë. Gjithsesi se duhet të ketë kujdestari për rentgen, megjithatë edhe në institucionet në shtëpitë e shëndetit ka aparate të rentgenit, të mos e harrojmë atë", tha Taravari. ab/
Foto: МIА arkivi