Taravari: Marrëdhëniet në koalicion janë të qëndrueshme, mbetem ministër i Shëndetësisë
- Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit janë stabile. Jam i fokusuar në punën time në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të vazhdoj të punoj edhe më 1, 2 dhe 5 prill”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionet në disa media se ai do të udhëheq me resorin e Shëndetësisë deri në prill.
- Post By Fami Bajrami
- 11:18, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit janë stabile. Jam i fokusuar në punën time në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të vazhdoj të punoj edhe më 1, 2 dhe 5 prill”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionet në disa media se ai do të udhëheq me resorin e Shëndetësisë deri në prill.
"Sot në mëngjes u zgjova me 50 sms-ja ku më pyesnin nëse do të jap dorëheqje. Unë jam i fokusuar në punën time në Ministrinë e Shëndetësisë. Marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit janë të mira dhe të qëndrueshme. Unë vazhdoj të ushtroj detyrën si ministër i Shëndetësisë edhe më 1, 2 dhe 5 prill”, ka thënë Taravari.
Siç theksoi, është i fokusuar në çështjet të cilat janë të rëndësishme për pacientët, si dhe për mirëqenien e pacientëve nga Koçani, por edhe në përgjithësi të të gjithë pacientëve në vend.
Foto: arkivi i MIA-s