DPHM: Vijon periudhë e motit me diell dhe i nxehtë, temperatura e ditës të shtunën deri 37 gradë
- Vijon periudhë e motit me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare.
Shkup, 1 qershor 2025 (MIA) - Vijon periudhë e motit me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri mesatare.
Siç kumtoi DPHM-ja, temperatura maksimale ditore do të jetë nga 33 nesër (e hënë) deri 37 të shtunën (7 qershor).
Në Shkup nesër temperatura do të jetë nga 13 deri 33 gradë.
"Drejt fundit të javës do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s