• e enjte, 10 tetor 2024

Taravari: Jam i sigurt se kjo qeveri do t'i fillojë bisedimet me BE-në

Taravari: Jam i sigurt se kjo qeveri do t'i fillojë bisedimet me BE-në

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Arben Taravari, i cili është pjesë e koalicionit VLEN, që negocion me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re sot deklaroi se është i sigurt se kjo qeveri do t'i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, ndërsa në pyetjen nëse do të jetë ministër i vjetër i ri i Shëndetësisë, u përgjigj "sipas gjitha gjasave po".

"Nuk do të isha kurrë pjesë e qeverisë, nëse nuk shoh reforma, ndryshime dhe progres të shtetit, të jeni të sigurt në atë. Jam i lumtur që në Maqedoni pas 22 vitesh po ndodh një ndryshim i plotë i qeverisë. Në vitin 2002, BDI dhe LSDM erdhën në pushtet dhe PDSH dhe VMRO shkuan në opozitë. Tashmë, pas 22 vitesh, dy partitë në pushtet shkojnë në opozitë, gjë që realisht lë hapësirë ​​për reforma reale dhe progres të shtetit. Jam i sigurt se kjo qeveri do t'i fillojë negociatat", u përgjigj Taravari në pyetjen e gazetarëve se a kanë hyrë pa kushte në qeveri, pas manifestimit me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Ai theksoi se pikat kryesore të programit qeveritar janë të koordinuara dhe vlerëson se për tre deri katër ditë do të ketë marrëveshje përfundimtare, por siç tha, këtë duhet ta njoftojë kryeministri i ardhshëm. 

Vlerëson edhe se kur vendi do t'i fillojë bisedimet duhet të hapet debat edhe për ndryshim të Kushtetutës. 

"Maqedonisë i duhet Kushtetutë e re", tha Taravari. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR