• e enjte, 14 nëntor 2024

Takimi i zëvendësministrit Iseni me përfaqësues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Çekisë

Takimi i zëvendësministrit Iseni me përfaqësues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Çekisë

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot priti Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Forcave të Sigurisë (GIBS) të Republikës Çeke, Hendrih Vit.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, Vit ka qenë i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i GIBS-it, Petar Hvistek dhe kolonel Andrea Storhova, të cilët përndryshe janë në një vizitë pune dyditore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, përkatësisht në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë.

Në takim, zëvendësministri Iseni, duke ju dëshiruar mirëseardhje delegacionit nga Republika Çeke, theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm bilateral ndërmjet policive të dy vendeve, duke e vlerësuar atë si një partneritet dhe jashtëzakonisht konstruktiv, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së përpjekjeve tona për të përmbushur standardet dhe kriteret evropiane të kërkuara në drejtim të integrimit të plotë të vendit në BE. Njëkohësisht, ishte pikërisht bashkëpunimi ndërmjet njësive të veçanta organizative për kontrollin e brendshëm të dy forcave policore që u evidentua si një nga shembujt e shumtë konkretë dhe praktikë të mirëkuptimit dhe partneritetit të suksesshëm të ndërsjellë në arritjen e interesave të përbashkëta.

Në fakt, GIBS është një institucion që mbikëqyr punën e punonjësve të policisë, pjesëtarëve të policisë së burgjeve, policisë gjyqësore dhe administratës doganore të Republikës Çeke, dhe këto ditë, së bashku me nikoqirët - anëtarët tanë të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale, patën takime të frytshme në të cilat, ndër të tjera, u fokusuan në zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shërbimeve në fushën e arritjes së kontrollit të brendshëm të punëtorëve dhe të goditjes së krimit në radhët e policisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR